Aksi Elbasan-Qafë Thanë, Rama nxjerr pamjet nga punimet: Do të kthehet në rrugë interurbane me 4 korsi

22/03/2023 10:13

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë, vijojnë punimet për zgjerimin e rrugës, ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.

Kryeministri Rama, i cili ka publikuar pamjet nga punimet, thotë se ky aks do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.

Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku puna vijon për ndërtimin e nënkalimeve, urës automobilistike, një aks ky që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian”- shkruan Rama në Facebook.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel