Interi do të bëjë një revolucion të vërtetë në verë, me disa lojtarë të cilëve u skadojnë kontratat dhe që do të largohen nga Milano.
Nga ana tjetër, në frontin e afrimeve, po mbahen në vëzhgim disa emra të rëndësishëm.
Siç raportojnë mediet italiane, emrat që Inter dëshiron të afrojë këtë verë janë Marcus Thuram dhe Roberto Firmino, të cilët në fund të sezonit do të kenë mbyllur eksperiencat e tyre përkatëse me Borussia Monchengladbach dhe Liverpool.
Për francezin të interesuar janë edhe Bayern Munich dhe Neëcastle, por Interi lëvizi shpejt duke propozuar një kontratë shumëvjeçare me vlerë 5 milionë euro plus bonuse në sezon.
Ashtu si Thuram, Firmino është një lojtar shumë i pëlqyer nga Inter dhe duke qenë se i ka komunikuar Klopp se dëshiron të provojë një sfidë të re, italianët janë gati të hidhen në sulm për të./ SuperSport
Top Channel