Ofendoi me thirrje raciste Vinicius Junior, Mallorca merr vendimin për tifozin

21/03/2023 19:45

Klubi i Mallorcas lëshon një deklaratë ku informon për sanksionin (nuk lejohet të hyjë në stadium për tre vjet) e vendosur nga Komiteti i Etikës ndaj tifozit që përdori fyerje raciste ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e luajtur më 5 shkurt kundër Realit të Madridit.

Përveç kësaj, i njëjti tifoz përsëriti të njëjtën gjë një javë më vonë me Samu Chukwueze, futbollist i Villarrealit.

“Në përputhje me rregulloret e klubit të Mallorcas për mbajtësit e biletave të sezonit dhe spektatorët që marrin pjesë në “Estadi Mallorca Son Moix”, Komiteti i Etikës i Klubit sanksionon tifozin që shqiptoi fyerje ksenofobike si ndaj lojtarit të Realit të Madrid, Vinícius Júnior, ashtu edhe ndaj Samu Chukwuezes, futbollisti i Villarrealit”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Mallorca.

Kryetarja e Gjykatës Hetimore 3 të Palmës Martina Mora, i ka dërguar thirrje brazilianit Vinicius Junior për të dëshmuar më 4 prill për fyerjet e ndodhura gjatë përplasjes me Mallorcan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA