Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet hedhur një hap tjetër bashkëpunimi në fushën ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa ishte pjesë e Forumit Ekonomik greko-shqiptar në Athinë.

Gjatë këtij forumi kryeministri Rama është shoqëruar nga ministrja e Financave, Derlina Ibrahimaj, zv. ministri, Besart Kadia.

Veç delegacionit të Ramës, marrin pjesë edhe përfaqësues të shtetit grek dhe pjesëtarë të kompanive të mëdha shqiptare dhe greke.

Rama: Investitorët grekë që e njohin vendin kulturën, mekanizmat interaktive të institucioneve.  Dua të jem për gjatë dhe i lumtur, dua të them që është e rëndësishme që të hedhim një tjetër hap, të që do të thotë, të rrisim bashkëpunimin ekonomik greko- shqiptar. Jemi në një vend të mirë, ka pasur përkushtim. Duhet të zgjidhim diferencimet, të krijohet më shumë hapësirë për njerëzit. Ne jemi duke e sfiduar të kaluarën. Niveli politik është i përkushtuar që të shtyjë para pjesën ekonomike të marrëdhënieve.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA