Në dy ditët e para për skemën e subvencionimit të naftës ka pasur dyndje të fermerëve të Korçës për aplikime, çka ka bërë që të krijohen edhe radhë pranë Drejtorisë së Bujqësisë.

Nga 16.860 fermerë të regjistruar në qarkun e Korçës, mbi 10% e tyre kanë përmbyllur procesin e aplikimit, ndërsa e vlerësojnë këtë skemë si një mundësi që ju ul kostot e tyre.

“Na ka dhënë goxha lehtësi”.

“Na janë ulur kostot, na ka lehtësuar”- shprehen fermerët.

Për të lehtësuar fermerët në procesin e aplikimit, përveç sporteleve pranë kësaj drejtorie janë në dispozicion edhe 4 agropikat e qarkut si dhe njësitë administrative, ndërsa pritet që këtë vit më shumë fermerë të jenë përfitues.

Vitin e kaluar për shkak të situatës, kanë përfituar rreth 76% e atyre që kanë aplikuar. Shkak e mos përfimit të një pjesë të fermerëve që kanë aplikuar, ka qenë situata e luftës, rritja e çmimit të naftës. Këtë vit kemi një situatë favorite, kshuqë mendoj se të gjithë fermerët që aplikojnë, do të jenë përfitues të kësaj skeme.”- shprehet Vullnet Gjolla.

Përveç naftës për fermerët, skema mbështetëse parashikon edhe subvencione për sektorin e bletarisë si dhe atë të blegtorisë, i cili gjatë viteve të fundit ka pësuar rënie të numrit të bagëtive.

Lexo edhe: Aplikimet për naftën falas/ Në pak orë thirrjes i janë përgjigjur me mijëra fermerë

Top Channel