U mbyll “dyert” e Kombëtares, Bajram Shala: Lojtarë si Bislimi dhe Berisha e përdorin Kosovën

20/03/2023 12:06

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ia ka bërë të qartë Uran Bislimit se pasi e refuzoi tre herë përfaqësuesen dardane nuk do të ketë një mundësi tjetër.

Shala theksoi në konferencën për mediet, ndërsa doli në krah të trajnerin Alain Giresse, se lojtarët me dy shtetësi dhe që para Kosovës presin ftesat e shteteve të tjera nuk kanë vend te ekipi i Kosovës.

“Uran Bislimi refuzoi Kosovën për herë të disatë dhe mbi të gjitha nuk pati guximin që ta refuzonte vetë, por e bëri përmes klubit të tij. Urani nuk e ka akoma të qartë nëse do të luajë për Kosovën apo për Zvicrën dhe duke qenë se ne i kemi bërë ftesë dhe ai ende nuk vendos pasi pret nga Zvicra, atëherë Kosova nuk është më një opsion për të. Për lojtarë të tillë që nuk dinë kë të zgjedhin Kosova nuk është më një opsion.”-tha ai.

Më tej menaxheri i skuadrës së Kosovës shtoi se një rast pritjeje ka qenë ai i Mërgim Berishës, që i mbajti me shpresa dhe në fund zgjodhi U-21 e Gjermanisë.

“Kemi rastin e Mërgim Berishës, kanë kaluar katër vite e gjysmë që e presim që në 2019-ën, e konfirmoi atëherë ardhjen në Kosovë, ndërsa më pas zgjodhi Gjermaninë U-21, e pritëm gjatë gjithë kësaj kohe. Si Berisha dhe shumë lojtarë që luajnë me Zvicrën, Kosovën e kanë përdorur dhe po e përdorin për t’u bërë presion federatave të tjera që t’u bëjnë ftesë. Kush dëshiron të luajë me Kosovën duhet të luajnë tani dhe jo ta zgjedhin Kosovën pasi i kanë refuzuar federatat e tera.”-deklaroi Bajram Shala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA