SHBA nuk humb kohë: Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier foli sërish sot për dakordësinë e Kosovës dhe Serbisë me aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëveshje kjo e propozuar nga Bashkimi Evropian

Është shumë e rëndësishme, tha ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti që të ketë pajtim për këtë çështje. Kreu i misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara kërkoi nga Kurti që të punojë me SHBA-në për të nisur nga zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 “Pritshmëritë e SHBA-së mbeten të njëjta: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë Hovenier.

Ndërkohë, përmes një postimi në Tëitter, Hovenier e kishte bërë të qartë se implementimi i marrëveshjes është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Pas takimit të Ohrit, Kurti deklaroi se marrëveshja e arritur atje është “njohje de facto”, ndërsa kritikoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po i shmanget nënshkrimit të saj. Vuçiç u shpreh se Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e marrëveshjes, por deri te vijat e kuqe të saj, por ai nënvizoi se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova jo.

Top Channel