Sa bashki mendoni se do të merrni? Alibeaj: PD ka pasur një vit të vështirë

20/03/2023 20:17

Kryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se partia ka pasur një vit të vështirë, lidhur me pyetjen se sa bashki mendojnë se do të marrin.

Alibeaj: PD ka pasur një vit e gjysmë të vështirë shumë të vështirë, brenda kemi pasur goxha përplasje, deri edhe fizike skena që s’dua t’i përmend, kemi bërë gjithë ato akte, qasje në funksion që është i interesit publik dhe zgjedhjet nuk bëhen çdo ditë. Është një ditë jo më e vetëm e PD-së me gjithë problematikën e vet është e shqiptarëve dhe për hir të tyre për situatën kaq të keqe të shtetit të së drejtës ia vlen të hedhësh pas kurrizit, të gëlltitësh mllefin, urrejtjen që na ka bashkë shoqëruar, për të bashkuar forcat rreth një kandidati cilido qoftë ai nën këtë logo për t’i shërbyer shqiptarëve, jo për të fituar dikush.

Partia Demokratike nuk ka se si të ketë dy kandidatë, ka vetëm një, të tjerë mund të jenë në logo të tjera, mund të jenë në PS, apoPL, formacione të ndryshme nga PD, të marrësh demokratë, dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo këtë logo pas meje, sipas rregullit është e papajtueshme me qëndrimin e anëtarësisë së PD, unë e kam bërë të qartë një vit e gjysmë, nuk është personale por e identitetit të PD, është themeluar si parti pro perëndimore euroatlantike, marrëdhëniet me Amerikën, Përëndimin janë ADN e kësaj partie, nëse relatat, raporti aleanca e kësaj partie këto janë më se të shenjta, ne kemi bërë maksimumin, përtej çdo durimi ne kemi bërë të mundur qasjen e një kandidati të demokratëve, por më gjerë se ta, të gjithë ata që janë të pakënaqur nga regjimi i Edi Ramës kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë së bashku rreth emëruesit të përbashkët që është rrëzimi i regjimit të Ramës ta rrëzojnë në këtë ,mënyrë që, ne e kemi mbajtur dorën shtrirë, sidomos ata që janë shprehur. Për hir të një gjëje më të shenjtë që është interesi i demokratëve, është interesi publik për t’i vendosur një kufi këtij regjimi, është e arsyeshme të ndodhë siç themi, një kandidat fitues me moral.

Alibeaj mblodhi Kryesinë dhe Grupin Parlamentar këtë pasdite, pa humbur kohë për përgatitjet e 14 majit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023.

Në fokus të kësaj mbledhje ishin diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale.

Top Channel