Policia e New York vendos barrikada jashtë prokurorisë para paditjes së mundshme të Donald Trump (fotot)

20/03/2023 18:48

Punonjës të policisë së New York ngrinin sot barrikada para prokurorisë së Manhattan ku ish-presidenti Donald Trump pritet të thirret, çka do të shkaktojë protesta.

Trump ka thënë më herët se pret “të arrestohet” të martën për një pagesë heshtjeje ndaj një pornostareje në vitin 2016, dhe ka nxitur mbështetësit e tij të protestojnë, teksa prokurorët duket se kanë nisur lëvizjet për cështjen.

Buke përmendur si burim një “dalje informacioni” nga prokuroria e Manhattan, Trump shkroi në rrjetin e tij në fundjavë: “Kandidati kryesor për president do të arrestohet të martën. Protestoni për të rimarrë kombin tonë në dorë!”

Hetimet besohet se kanë të bëjnë me një pagesë $130,000 të paguar para zgjedhjeve të 2016 ndaj aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, për të mos folur për aferën me Trump disa vjet më herët.

Nëse prokurori i Manhattan ngre padi ndaj Trump, 76-vjeçari bëhet ish-presidenti i parë që akuzohet për krim.

Trump mohon të ketë pasur lidhje intime me Daniels.

FOTO GALERI
2/5
Trump ka thënë më herët se pret "të arrestohet" të martën për një pagesë heshtjeje ndaj një pornostareje në vitin 2016

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA