Parlamenti francez rrethohet nga autoblindat e policisë për reformën e pensioneve (fotot)

20/03/2023 19:15

Forca të shumta policie e xhandarmërie rrethonin sot parlamentin dhe sheshin Place de la Concorde, në Paris, para ekzaminimit të mocioneve të mosbesimit ndaj kryeministres Elisabeth Borne.

Rezultati i votës mund të jetë faktor vendimtar në kalimin ose jo të reformës së kontestuar të pensioneve, që ka shkaktuar protesta në të gjithë Francën.

Autoblinda dhe policë me veshje të rënda shiheshin sot rreth parlamentit, në pritje të protestave të francezëve, të cilët kanë demonstruar dhe ndaluar punën në disa sektorë të rëndësishëm të vendit.

Në një deklaratë nga zyra e tij për rrjetin vendas AFP, presidenti Macron tha se shpresonte që teksti për pensionet të shkojë në fund të rrugëtimit.

Por prej të premtes grupi opozitar parlamentar LIOT dhe deputetët e Unionit Social, NUPES, nënshkruan mocionet e mosbesimit, që u mbështetën më vonë nga partia e djathtë e Le pen “Mitingu Kombëtar”.

Megjithse partia e Macron humbi maxhorancën absolute vitin që shkoi, ka pak gjasa që mocioni të fitojë, përveç rastit të ndonjë aleance surprizë, sipas mediave vendase.

FOTO GALERI
4/8
Në një deklaratë nga zyra e tij për rrjetin vendas AFP, presidenti Macron tha se shpresonte që teksti për pensionet të shkojë në fund të rrugëtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA