Akuzat për korrupsion nuk e mposhtën besimin e malazezëve se ai mbetet një alternativë e mirë për vendin.

Por ky besim nuk ishte mjaftueshëm për t`i dhënë presidentit veteran të Malit të Zi, Milo Gjukanovic fitoren e plotë në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Edhe pse u rendit i pari me 35% të votave, ai sërish nuk arriti të siguronte 50% e nevojshëm për t`u shpallur fitues i këtyre zgjedhjeve dhe tani do t`i duhet të shkojë në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatovic në 2 prill. Pavarësisht kësaj, Gjukanoviç u shpreh i kënaqur me rezultatin.

 “Kam fituar më shumë se 120.000 vota, ky është rezultat i vlefshëm. Ky është një avantazh serioz ndaj kandidatit tjetër. Jemi të gëzuar për një nivel të tillë mbështetjeje, kjo është një bazë e mirë që do të na çojë drejt fitores”, është shprehur Gjukanoviç.

Milatovic, një ekonomist proeuropian partia e të cilit “Europa tani” është e afërt me kishën ortodoske-serbe të komanduar nga Beogradi, konsideron se edhe ka shanset mira në 2 prill. Forca e tij politike, “Europa tani” , e cila është e afërt me kishën ortodoske-serbe të komanduar nga Beogradi, paraqitet sot si një parti moderne dhe e orientuar nga reformat.

Milatoviç ishte ministër Ekonomie në qeverinë jetëshkurtër pro serbe e cila qëndroi në pushtet nga dhjetori 2020 deri në prill 2022. Ndërsa kreu  i partisë së hapur pro serbe, Fronti Demokratik, Andrija Mandiҫ, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë, u rendit i treti.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 63.6 për qind. Rezultati zyrtar nuk pritet të publikohet disa ditë, për shkak të shqyrtimit të ankesave. Gjukanoviç ka shërbyer si president ose kryeministër, i Malit të Zi për plot 33 vjet.

61-vjeҫari akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë DPS, akuza këto të cilat ai nuk i pranon. Mali i Zi është përfshirë prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve.

Të enjten Gjukanoviҫ vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare.

 

 

 

Top Channel