
Juventusi fitoi derbin e Italië ndaj Interit në “San Siro”, falë një goli të serbit Kostiç në pjesën e parë, por ashtu siç pritej, debatet ishin të shumta.
Dy prekje me dorë në aksionin e bardhezinjve, fillimisht nga Rabiot dhe më pas nga Vlahovic, nuk u vunë re as nga arbitri, dhe as nga VAR-i, që vendosën ta quajnë golin të rregullt.
“Kam imazhe të qarta, që evidentojnë dy prekje të topit me dorë, në të njëjtin aksion. Në të dy rastet, lojtarët e Juventusit rregullojnë topin me ndihmën e dorës dhe goli është i parregullt. Nuk e di se si VAR-i nuk ndërhyri të vërë pamjet në dispozicion të arbitrit kryesor. Është e pashpjegueshme, që në epokën e VAR-it dhe me kaq shumë kamera, të vendosen ndeshje të mëdha nga një gol i tillë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Cesari.
Top Channel