Punëtorët nga Ballkani trembin sindikatat gjermane: “Pranojnë rroga të ulëta e kushte të këqija pune”!

20/03/2023 09:45

Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, të cilët të marrin vizë punë pavarësisht kualifikimit.

Të dhënat e Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) tregojnë se aktualisht ka 1,98 milionë vende të lira pune në Gjermani.

Pikërisht, për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, ekzekutivi gjerman po planifikon liberalizimin e ligjit të lidhur me emigracionin për punë. Një pjesë e paketës ligjore është e ashtuquajtura “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, që parashikon dy ndryshime themelore: Nga njëra anë kjo rregullore nuk do të jetë më e kufizuar në kohë – rregulloja e deritanishme zgjat deri në fund të vitit 2023 – nga ana tjetër kontingjenti i punëtorëve nga Ballkani do të dyfishohet në 50.000 punëtorë në vit.

Por shoqata e Sindikatave Gjermane, DGB e sheh këtë lëvizje me skepticizëm. Evelyn Rwder e cila është në bordin e kësaj shoqate, nuk shprehet kundër emigracionit për punë, por tërheq vëmendjen se kushtet e punës për punëmarrësit nga Ballkani duhen parë me shumë kujdes.

“Njerëzit që vijnë janë në masë të madhe të varur nga punëdhënësi i tyre. Ata kanë një leje pune, por kjo është e lidhur me vendin e punës që kanë. Kjo krijon frikë, që nëse nuk ulin kokën, mund edhe të kthehen. Në këtë mënyrë, ata janë gati të pranojnë edhe kushte më të këqija pune”, pohon ajo, duke nënkuptuar se kjo ndikon tek kushtet e tregut të punës për vendasit.

Tre të katërtat e punëtorëve nga Ballkani punojnë në ndërtim, në gastronomi dhe në kujdesin shëndetësor për të moshuarit. 44% vetëm në ndërtim. Shumica e këtyre punëve janë punë me rroga relativisht të ulëta. Sipas DGB-së, program i shumë trumpetuar i punësimit në fakt nuk tërheq  forca të kualifikuara, fuqi punëtore për punë të thjeshta të papaguara mire dhe më shumë është në favor të punëdhënësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA