14 Maji/ KQZ-ja u dha “dritën jeshile”, Alibeaj nuk humbet kohë, takim me grupin parlamentar dhe Kryesinë; deputetët që i bashkohen

20/03/2023 17:12
Foto Ilustruese

Menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, pa humbur kohë, ka nisur zyrtarisht përgatitjet për 14 Majin, duke mbledhur Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.

Në fokus të kësaj mbledhje do jenë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale, sakaq takimi është i një rëndësie të veçantë, pasi në “garë me kohën” duhet të përcaktojnë kandidatët që do të garojnë nën siglën e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se në mbledhje Alibeajt do t’i bashkohen 16 deputetë: Eralda Tase Bane; Orjola Pampuri; Dhurata Çupi; Zheni Gjergji; Ferdinand Xhaferraj; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Kreshnik Collaku; Merita Bakiu; Enkelejd Alibeaj; Selaudin Jakupllari, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu, Flamur Hoxha dhe Andia Ulliri.

Kurse nga Kryesia dhe Grupet e Punës, të pranishëm janë Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Roland Bejko Xhemal Bushati, Fitim Zekthi, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Marash Logu, Agron Kapllanaj, Endri Hasa, Bujar Hoxha dhe Xhemal Gjunkshi.

Vlen të theksohet se, 27 marsi është afati i fundit për të regjistruar kandidatët në KQZ, ndërkohë që Alibeaj deri më tani ka bërë publik shumë pak emra, në ndryshim nga kampi tjetër i PD-së që ka të publikuar listën e plotë të kandidatëve, ndërsa PS të cilës i mbetet vetëm zyrtarizmi më 25 mars.

Top Channel