Blinken përshëndet ujdinë për zbatimin e propozimit europian: Mundësi të mëdha për të dyja vendet!

20/03/2023 08:24

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e përshëndeti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë mbi udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Përmbushja e detyrimeve sipas Marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kreu i diplomacisë amerikane, i cili e përgëzoi si kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, për lidershipin e treguar.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Blinken.

Prishtina dhe Beogradi u pajtuan të shtunën pas më shumë 12 orë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Nuk pati një nënshkrim dokumenti nga palët, por, siç tha shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell ata janë zotuar të respektojnë të gjitha pikat e planit evropian për të cilin janë pajtuar që më 27 shkurt në Bruksel.

Propozimi prej 12 pikash nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe target, ndërsa kërkon zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të procesit të dialogut, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria e Kurtit e ka refuzuar deri më tani me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionimin e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA