Vizita e natës e Vladimir Putin në qytetin e Mariupolit është ajo që i përshtatet një hajduti, ka deklaruar ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Ministria shkroi në Twitter se udhëheqësi rus zgjodhi të vizitojë territorin e pushtuar ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës nën mbulesën e natës sepse ishte më i sigurt.

Kjo do të thoshte gjithashtu se Putin mund të fshihte shkatërrimin e qytetit, sugjeroi ministria, “duke e lejuar atë të nxjerrë në pah atë që dëshiron të tregojë”.

Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet e Putinit rreth Mariupolit mbrëmë, duke takuar banorët e ristrehuar dhe duke u informuar mbi përpjekjet e rindërtimit.

Top Channel