LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban. SHBA gati të vendosë trupa tokësore në Iran e Hormuz 19/03 10:42
Vizita e natës e Vladimir Putin në qytetin e Mariupolit është ajo që i përshtatet një hajduti, ka deklaruar ministria e mbrojtjes e Ukrainës.
Ministria shkroi në Twitter se udhëheqësi rus zgjodhi të vizitojë territorin e pushtuar ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës nën mbulesën e natës sepse ishte më i sigurt.
Kjo do të thoshte gjithashtu se Putin mund të fshihte shkatërrimin e qytetit, sugjeroi ministria, “duke e lejuar atë të nxjerrë në pah atë që dëshiron të tregojë”.
Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet e Putinit rreth Mariupolit mbrëmë, duke takuar banorët e ristrehuar dhe duke u informuar mbi përpjekjet e rindërtimit.
Top Channel