Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër në ujërat lindorë të Gadishullit Korean të dielën, sipas Koresë Jugore dhe Japonisë.

Raketa besohet se ka fluturuar 800 kilometra para se të godiste shënjestrën, ka thënë ushtria e Koresë Jugore.

Ministria e Mbrojtjes në Japoni ka thënë se raketa ka fluturuar në lartësi prej 50 kilometrash.

Seuli e ka dënuar këtë testim raketor dhe e ka cilësuar si “shkelje të qartë” të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministria për Mbrojtje Kombëtare e Koresë Jugore ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë bombarduesen strategjike B-1B në stërvitjet ushtarake që janë duke zhvilluar Seuli me Uashingtonin ditëve të fundit.

Komanda amerikane për Indo-Paqësor ka thënë se lansimi i raketës verikoreane nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan dhe aleatët e saj.

Edhe të enjten, Koreja Veriore e ka lëshuar atë që dyshohet të jetë raketë balistike interkontinentale në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Pheniani tha se testimi i raketës ka qenë paralajmërim kundër stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA