Janë bërë rreth dhjetë orë që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksander Vuçiç kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashme së BE-së, Josep Borell dhe emisarin për dialogun Miroslav Lajçak.

Diskutimet po vazhdojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian, pasi për përmbajtjen e këtij të fundit, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.

Pas takimeve ndaras me përfaqësuesit e BE-së, Kurti dhe Vuçiç filluan takimin rreth orës 15:00 me një pauzë rreth njëorëshe dhe ende diskutimet po vazhdojnë.

Pas takimit trepalësh është paralajmëruar një konferencë për media e ndërmjetësuesit të dialogut, Josep Borell.

Po ashtu pritet të deklarohen kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç.

Top Channel