Panamaja varros emigrantët që vdiqën në aksidentin tragjik të autobusit (fotot)

18/03/2023 18:44

Panamaja ka varrosur sot 13 trupat e fundit të pa kërkuar nga të afërmit, që humbën jetën në aksidentin e rëndë të 15 shkurtit, ku vdiqën 36 emigrantë nga vende të ndryshme.

Emigrantët e varrosur ishin nga Haiti, Eritrea e Nigeria, teksa trupat e tyre nuk ishin kërkuar nga të afërmit prej një muaji.

Ata u varrosën në varre individuale në kompleksin e qytezës së Chiriqui pranë kufirit me Kosta Rikën. Ndërsa trupat e rreth 20 viktimave të tjera të aksidentit ishin dërguar te të afërmit e tyre.

Autobusi fatkeq kishte në bord 67 emigrantë, kryesisht nga Ekuadori, Haiti e Venezuela, para se të rrëzohej në faqen e një kodre.

Shumica e emigrantëve kishin kaluar në këmbë shtegun famëkeq Darien për të ardhur në Panama nga Kolumbia.

Disa ditë pas aksidentit Panamaja pezulloi udhëtimet me autobusë që transportonin emigrantë në vend.

Emigrantë të dëshpëruar kapërcejnë në këmbë shpesh kalimin e rëndësishëm të xhunglës Darien për të kaluar nga Kolumbia drejt Panama.

Autoritetet panameze llogarisin se në vitin 2020 rreth 250,000 emigrantë kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm, ndërsa vetëm këtë vit kalimet kanë arritur në rreth 50,000.

FOTO GALERI
1/5
Panamaja ka varrosur sot 13 trupat e fundit të pa kërkuar nga të afërmit, që humbën jetën në aksidentin e rëndë të 15 shkurtit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA