Ka nisur takimi trepalësh në Ohër, nëpërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Shefi i Politikës së Jashme së BE-së, Josep Borell, paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç.

Bashkë me Borellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Top Channel