Prova të reja kundër Monika Kryemadhit dalin në dritë. Pas investigimit të EU REPORTER mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan, ku rezulton nga faturat e publikuara se ish kryetarja e LSI-së ka përfituar para nga influenca ruse, më shumë se tre transferta bankare të kryera prej saj.
Dokumentet nxjerrin në pah se Kryemadhi në vitin 2017 ka marr dy pagesa nga kompania e inkoporuar në Qipro Holdem Holdings Limited, që pas saj janë biznesmenët rusë në tregun e naftës Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan.
Gjithashtu të dhënat zbulojnë se bashkëshortja e Metës ka bërë një pagesë për VRADUR HOLDINGS LIMITED, një tjetër kompani offshore që udhëhiqet nga oligarku rus VITALY SAVVIN. Pagesat justifikohen se janë kryer për shërbimet e marketingut si dhe me arsyen e “dividend për aksionerët” Por këto të dhëna nuk janë të vetmet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë Shqipërisë, pasi ekskluzivisht për emisionin Top Story në Top Channel EU REPORTER deklaroi se “provat tregojnë qartë se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Zvicër.
Daljet jashtë vendit të Monika Kryemadhit përputhen edhe me transaksionet e paligjshme që ka kryer në Zvicër. Madje ajo është përpjekur të humbas gjurmët, pasi nga verifikimet rezulton se Kryemadhi ka kaluar kufirin në këmbë në pikën kufitare të qafë botës, në datë 17 korrik të vitit 2017 ora 14:26, edhe pse në atë kohë ishte kryetarja e LSI.
Ky dokument nxjerr në pah se lëvizja e Monika Kryemadhit kishte si qëllim të kalonte një vlerë 9.6 mijë dollarë nga llogaria e saj në bankën Crdit Agricole Suisse në Zvicër, në llogarinë e kompanisë së biznesmenit rus VITALY SAVVIN; veprim I kryer në datë 18 korrik 2017 ora 15:20.
Pas realizimit me sukses të këtij transaksioni, ku duhet të ishte e pranishme për të nënshkruar, një ditë më pas ajo kthehet në Shqipëri,. Sistemi TIMS tregon se Kryemadhi ka kaluan në pikën kufitare në qafë botë në 19 korrik 2017, në orën 11:39, por ndryshe nga vajtja kthimin e kryen me makinë.
Top Channel