I riu shqiptar bën apel në media për pendesën e udhëtimit me gomone, pas kthimit në Shqipëri (fotot)

18/03/2023 21:42

Një adoleshent se ka folur me të përditshmen britanike ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i frikshëm drejt Britanisë me gomonet e trafikantëve.

Rrjeti britanik shkruan se adoleshenti Florjan Dibra ashtu si qindra të tjerë kërkonte të realizonte fantazitë e tij për pasuritë që mund të bëhen duke punuar ilegalisht në Angli, kryesisht të nxitura nga trafikantët për rritjen e biznesit të tyre.

15-vjecari qëndroi për pesë muaj në Angli në një eksperiencë sipas tij të tmerrshme, teksa në intervistën me  The Mail on Sunday, thoshte se mesazhi i tij ishte: ‘Mos shko në Britani!’ Ai pranonte se gushtin që shkoi i genjeu prindërve se do të shkojnë jashtë vendit për një periudhë të shkurtër.

Por kur arriti në Blegjikë, ai pagoi trafikantët 4,500 euro për ta marrë në lundrimin me gomone nga Franca drejt Dover.

Pa ditur shumë fjalë anglisht, Florjan thotë se ditët e tij në Angli ishin nga më të vetmuarat. “Isha shumë i trishtuar aty”, thotë Florani, i cili si një emigrant tipik nga Shqipëria nuk kishte ndërmend të kërkonte azil por shpresonte të punonte për të fitur para, si mekanik apo në një lavazh në komunitetet shqiptare të krijuara aty.

Mesazhi i tij për të “mos shkuar në Britani” vjen teksa qeveria e Londrës po kalon ligjin e ri të emigracionit ku mes të tjerave thuhet se të miturit e pashoqëruar, si Florjani – do të kthehen me detyrim në vend, shkruan Daily Mail.

Gazeta zbuloi emrin e emigrantit me ndihmën e policisë që dyshonte se familja e tij ka shkelur ligjin duke e dërguar qëllimisht për të punuar në Britani.

Rrjeti thotë se familja e tij pranoi të fliste me gazetarin në Tiranë, duke thënë se 99 përqind e të rinjve u besojnë reklamave të trafikantëve që u thonë se “mund të pasurohen shpejt në Britani”, prandaj shumë e bëjnë pa lejen e prindërve.

Në fund të shkollës sezonin e kaluar, Florjan kishte planifikuar nisjen e tij. Duke u gënjyer prindërve Sulejman e Valentina, ai tha se do të shkonte për dhjetë ditë me kushëririn 18-vjeçar për të takuar të afërm në Belgjikë.

“Shumë shokë të mi kishin shkuar në Angli për të punuar, edhe unë doja të ikja nga Shqipëria për të bërë të njëjtën gjë”, thotë  Florjan sipas Daily Mail.

“Shkuam me autobus nga Tirana në Bruksel dhe morën një dhomë hoteli në Marigold Apartments.”

Por në dokumentet e policisë thuhet se dyshja kishte marrë një ditë më vonë një taksi drejt qytetit bregdetar verior francez Dunkirk, ku trafikantët ofrojnë kalime ilegale me gomone drejt Anglisë.

Florjani thotë se kishte marrë paratë borxh nga të afërm në Blegjike dhe rrjedhimisht ishin ngjeshur rreth 40 vetë në një gomone, ku kishte shqiptarë, arabë, iranianë e refugjatë të tjerë.

Pas arritjes në Britani ai tregon se u vendos në hotel nga autoritetet dhe më pas e dërguan të qëndronte me një familje Britanike, por ai nuk kishte pranuar dhe kishte kërkuar ndihmë te të afërm të tij në qytetin verior të Leeds, të cilët nuk i identifikonte për t’i mbrojtjur nga përgjegjësia penale.

Pasi kontaktoi me familjen e tij në Shqipëri, i riu u bind të kthehej, duke përfituar dhe nga afërta e autoriteteve prej 3000 paundë që u jepen të kthyerve për të rinisur jetën në vendin e origjinës, cilado qoftë mosha e tyre, sipas Daily Mail.

Ai tregon më vonë pendesën për tentativën e dështuar: “Shpresat që të punoja si mekanik janë shuar dhe gjithashtu theva zemrën e nënës e babait duke u nisur për Angli”.///Daily Mail///

FOTO GALERI
3/3
Gazeta zbuloi emrin e emigrantit me ndihmën e policisë që dyshonte se familja e tij ka shkelur ligjin duke e dërguar qëllimisht për të punuar në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA