Presidenti amerikan Joe Biden e përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti në emër të Vladimir Putinit.

Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, homologu rus ka kryer krime lufte, e duhet të mbahet përgjegjësinë për to. Në urdhrin e Gjylatës përmendej në mënyrë të veçantë dëbimi i mijëra të miturve dhe transferimi I paligjshëm I tyre nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”, dhe Putin dyshohet si i përfshirë në këtë gjë.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Putinit përcjell një mesazh të fuqishëm. Unë mendoj se kjo lëvizje e saj është e justifikuar. Çështja është se nuk njihet ndërkombëtarisht, por mesazhi që dërgon është mjaft i fortë.”– u shpreh Biden.

Për akuza të ngjashme Gjykata të premten lëshoi edhe një urdhër arresti për  Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere e të drejtave te Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse. Vendimet u dënuan menjëherë nga Moska dhe u mirëpritën nga Ukraina, e cila i konsideroi ato si një përparim të madh. Megjithatë, pasojat praktike të tyre mund të jenë të vogla.

Risia këtë radhë është që Gjykata në fjalë, e cila ka paditur edhe liderë të tjerë botërore, për herë të parë lëshon një mandate arresti kundër udhëheqësit të njërit prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shanset për një gjykim të ndonjë rusi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale mbeten jashtëzakonisht të vogla, pasi Moska nuk e njeh juridiksionin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA