Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e sotëm në Ohër.
Në konferencë për mediat para takimit, ai u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje sot për planin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt më Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç.
Kovaçeski nënvizoi nevojën e arritjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e propozimit të Bashkimit Evopian.
“Kisha takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiq, u thash se si fqinjësia është e rëndësishme dhe e vetmja zgjidhje për konsolidim të rajonit. Dialogu është i rëndësishëm për paqen dhe për të ardhmen e rajonit. I inkurajoj palët të jenë konstruktiv. Dua të them se NMK nuk ishte rastësisht e zgjedhur për dialog, NMK është faktor i rëndësishëm, marrëveshja e Ohrit, Prespës është shembull i mirë për marrëdhënie të mira. Është koha që të vazhdojë procesi drejt BE-së”- tha Kovaçevski.
Top Channel