Xhaxhai flak trupin e mbesës që vrau për “çështje nderi” pas refuzimit të martesës tradicionale në Britani (fotot)

17/03/2023 21:23

Janë publikuar dje në Britani pamjet ku shihet makina me të cilën burrë flaku trupin e mbesës së tij, pasi e kishte vrarë duke i ngulur një shufer metali.

53 vjeçari Mohammed Taroos Khan, vrau 20 vjecaren Somaiya Begum, në shtëpinë e saj në Bradford verën e shkuar në atë që autoritetet dyshojnë si një “vrasje nderi”.

Asokohe studentja kishte përftuar një urdhër mbrojtjeje nga gjykata pas tentativave të babait të saj për ta martuar me një kushëri nga fisi i tyre.

Khan u burgos përjetë me një minimum prej 25 pasi u shpall fajtor për vrasjen.

Më parë ai kishte pranuar akuzën e ndryshimit të kursit të drejtësisë duke larguar trupin e viktimës dhe duke shkatërruar celularin e saj, që u gjet i djegur në një kosh mbeturinash.

Pamjet e publikuara tregojnë Khan që mbërrin në një zonë industriale ku hedh trupin e Somaiya.

Studentja e universitetit Beckett në Leeds, në veri të Britanisë, ishte parë herën e fundit që kthehej nga puna e pjesshme më 25 qershor.

Disa ditë më vonë trupi i saj u gjet në dekompozim, me shufrën e hekurit që e kishte vrarë, ende në gjoks.

Prokurori Jason Pitter KC tha: “Ajo vdiq nga një sulm i dhunshëm në shtëpinë e saj, natyra e të cilit demonstrohet nga metali i gjetur në trupin e saj”.

Somaiya jetonte me gjyshen e saj dhe me një tjetër të afërm, sipas kushteve të urdhrit të mbrojtjes prej martesës së detyruar.

Kur vajza kishte refuzuar martesën me një të afërm nga Pakistani babai saj ishte ndjerë “i turpëruar e i tërbuar” dhe Somaiya njoftoi policinë për planet e tij.

Por megjithë urdhrin, Khan kishte vizituar disa herë shtëpinë ku ajo banonte dhe e kishte kontaktuar në telefon.

Duke folur jashtë gjykatës për llogari të familjes, mikesha e Somaiya, Fatima Patel tha: “Emocione e tyre janë të forta, janë në zi, por kanë njëfarë mbylljeje të cështjes. Ata duan të jetojnë me kujtimin e Somaias dhe të vazhdojnë zinë e tyre”.

FOTO GALERI
3/7
Mohammed Taroos Khan flaku trupin e mbesës së tij, pasi e kishte vrarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA