I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi “mësyn” pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja Dy deputetëve nga Serbia kanë dalë përpara Dumës ruse duke mbajtur në duart një flamur me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Kjo ishte mënyra që zgjodhën ligjvënësit e djathtë serbë për t’i treguar zyrtarëve rusë se e kundërshtojnë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Plani franko-gjerman përbën pikën kryesore të axhendës së takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Ohër në 18 mars, nga i cili SHBA-ja e BE-ja presin progres në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Ky propozim është kthyer në një test të vërtetë për situatën e brendshme të Vuçiçit, që përballet me indinjatën e protestat e ekstremit të djathtë. Dy deputetët që dolën përpara parlamentit rus i përkasin lëvizjes Dveri, pjesë e bllokut të opsioneve të djathta në Parlamentin e Serbisë – koalicioni i Nada (Shpresa) dhe Zavetnici (Të betuarit) – që ka paralajmëruar një protestë masive përpara takimit në Maqedoninë Veriore. Kërkesa kryesore në këtë protestë do të jetë pikërisht refuzimi i propozimit europian për Kosovën.
Arsyeja e lëvizjes së dy deputetëve të Dverit ishte të shpalosnin bindjen e tyre se Rusia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ehe bllokon anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, padyshim kujdeset më shumë për interesat e Serbisë sesa autoritetet serbe.
Top Channel