Ish-kryeministri i Pakistanit, Khan paraqitet në gjykatë i rrethuar nga qindra mbështetës (fotot)

17/03/2023 18:54

Turma të mëdha mbështetësish rrethonin sot karvanin e ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan i cili duhet të paraqitej në gjykatën e Lahore, pas pezullimit të një mandati arresti që i dha fund ngujimit të tij në rezidencë.

Khan u largua nga posti vitin e kaluar me një mocion mosbesimi dhe më pas ndaj tij u krye një atentat, çka zemëroi mbështetësit e shumtë të politikanit te njohur konservator.

Tentativat e policisë kësaj jave për të arrestuar ish-sportistin 70-vjeçar kanë përfunduar në përleshje me mbështetësit që e mbronin ate jashtë shtëpisë së tij.

Që prej deklaratës dhe fushatës së rikandidimit për t’u kthyer në post, Khan është përfshirë  në dhjetra padi të ngritura ndaj tij, çka detyronte paraqitjen e tij te autoritetet.

Rasti aktual në Islamabad ka të bëjë me akuzat e korrupsionit për marrje dhuratash gjatë kohës që ishte kryeministër, i ngritur nga Komosioni Qendror i Zgjedhjeve në Pakistan.

“Gjykata e Islamabad ka pezulluar mandatin e arrestit,” tha sot përfaqësuesi i Khan, Faisal Chaudhry, teksa qindra mbështetës rrethonin karvanin Khan me flamurë e brohoritje.

FOTO GALERI
2/5
Khan u largua nga posti vitin e kaluar me një mocion mosbesimi dhe më pas ndaj tij u krye një atentat, çka zemëroi mbështetësit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA