Gjykata e Elbasanit pritet të vendosë në 4 Prill për ekstradimin ose jo të shtetases ruse Svetlana Timofeva.
Në seancën e radhës, pala mbrojtëse u njoh me kërkesën e prokurorisë e cila u kërkua në gjuhën ruse ndërsa edhe një herë është shprehur kundër ekstradimit.
Pritet që beteja ligjore në Shqipëri të vijojë pasi 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj i cili e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.
Rusja e cila u arrestua në Shqipëri në gusht të vitit 2022 teksa kaloi një perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Gramsh, përbllet në Shqipëri me një tjetër proces, e akuzuar sërish për spiunazh.
Teksa përfundoi afati i arrestit me burg, Gjykata e Elbasanit vendosi zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe pse ky vendim u cilësua i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave nga ana e mbrojtjes.
Në të njëjtin proces, me akuzën e marrjes së informacionit që përbën sekret shtetëror, dhe goditjes për shkak të detyrës, gjykohen edhe dy bashkëpunëtorët e Zvetlana Timofevës, një shtetas rus dhe një ukrainas.
Top Channel