Një pronare dhe kërcimtare e një klubi nate që kishte trashëguar një pjesë të pasurisë 18 milionë paundë të një bankieri anglez, është gjetur sot e vdekur në apartamentin e saj në Londër, njoftojnë mediat britanike.
44 vjeçarja e ndjere Magdalena Zalinska me origjine polake, ishte paditur në gjykatë nga të afërmit e Danny Truell për përfitimin e £4milionëve nga pasuria e tij, me anë të “influencës së papërshtatshme”, para se ai të vdiste nga një sëmundje neurologjike në 2019 në moshën 55 vjeçare.
Por në një kthesë misterioze të ngjarjeve trupi i saj është gjetur sot pasi policia hyri me thyerje në apartamentin në Clapham, në jug të Londrës, kur policia po kryente një kontroll pas shqetësimit të fqinjëve për mirëqenien e saj.
Zyrtarët thanë e vdekja e papritur e zonjushës Zalinska ‘nuk po trajtohet si e dyshimtë’.
Nëna e divorcuar e dy fëmijëve ishte në mesin e një konflikti ligjor me anëtarët e familjes së bankierit milioner të Goldman Sachs, Truell.
Zalinska, e cila përfitoi më shumë se 1milionë paundë nga testamenti i Mr Truell, mohon akuzat e influencimit ndaj të dashurit, duke insistuar se ata kishin një lidhje romantike e dashurie prej 14 vjetësh.
Vëllai i Truell, Edi, 61 vjec, gjithashtu financier në Londër, pretendonte se megjithë marrëdhënien intime me të vëllanë e tij, ajo nuk paguhej dhe nuk jetonte me të.
Danny Truell, anëtar i partisë laburistë ka qenë në shkollë me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson në kolegjin Balliol College.
Ai u divorcua nga gruaja e 16 viteve, Naomi, në vitin 2011, dhe më pas u diagnostikua me sëmundjen e rëndë nervore.
Gjykatësi Michael Green tha se Truell kishte pasuri të mëdha por nuk i shfaqte me stilin e tij të jetesës, por gjatë sëmundjes së tij krijoi varësi nga alkooli.
Trasferimet e parave prej £1.34milionë ishin bërë mes viteve 2013 e 2018 me anë të kompanië që menaxhonte klubin e saj të natës në Londër, Southëark Rooms.
Zalinska thotë se nisi marëdhënien e saj me Truell pas përfundmit të martesës në 2004, kur çifti u vendosën në apartamentin në Clapham.
Por vëllai i Truell me avokatin John Rayner Hatchard hedhin dyshime mbi marrëdhënien e tyre, duke thënë se ankimuesja më parë kishte qenë “vajzë shoqërimi me pagesë” siç njihen në Angli “eskortat” ose prostitutat moderne.
Gjyqi kundër zonjës Zalinska është shtyrë për bitin që vjen, ndërsa avokatët e saj refuzonin të komentonin, sipas rrjetit britanik Daiy Mail.
Top Channel