Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me takimin e nesërm në Ohër.

Borrell ka thënë se e ka informuar Blinkenin për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Tweet.

Top Channel