Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ripërsëritur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo ka shpërndarë në Twitter një postim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell mbi vizitën e një dite më parë në Tiranë dhe shkruan se shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për punën që kanë ndërmarrë.

 “Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Yuri Kim.

Top Channel