Foto ilustruese

Dy të rinj dhe një e mitur mbetën të plagosur sot në mëngjes në një aksident rrugor në Krujë.

Ka qenë ora 07:30, kur në aksin Krujë- Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur një  automjet tjetër me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar 23-vjeçari D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, përkatësisht shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA