Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka biseduar me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet sapo ka mbërritur në Ohër.
Kurti tha se me Cholletin “diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë”.
Ai bëri të ditur se në bisedë me Cholletin theksoi se pala kosovare është e përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme.
“Me të mbërritur në Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuam për rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti në Tweet.
Top Channel