Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e SPAK gjatë kësaj periudhe.

Gjatë raportit është diskutuar për strukturën dhe plotësimin e stafit të SPAK dhe të BKH por edhe plotësimi me mjete pune dhe ambiente. Kreu i SPAK tha se prokurorët janë 6 persona në një zyrë

Dumani, kërkoi nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëjnë kujdes me emërimin e prokurorëve në SPAK por edhe me plotësimin me ndihmës ligjore që do të asistojnë prokurorët.

Kreu i SPAK tha se gjatë vitit që u la pas është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja. Ai tha se janë rritur me 30 përqind çështjet lidhur me korrupsionin.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai.

Kreu i Këshillit të Larte të prokurorisë i kërkoi SPAK që të ketë më shumë transparencë për çështjet me interes te madh veçanërisht ndaj medias që reflekton interesin e shtuar të publikut ndaj punës së Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA