Dy ditë para takimit që do të mbahet në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka dhënë një për Serbinë dhe Kosovën duke thënë se ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje.

Në një postim në Twitter, Borrell thotë se të shtunën do të takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar se si do të zbatohet propozimi franko-gjerman.

Është momenti që liderët e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjshmëri për suksesin e rajonit dhe integrimit në BE”, shkruan Borrell.

 

Top Channel