Shpërthimi në minierën e Kolumbisë shkakton 21 viktima – thotë presidenti (fotot)

16/03/2023 19:55

Gustavo Petro tha se megjithë përpjekjet e shpëtimit, 10 minatorët e bllokuar nëntokë pas shpërthimit, kanë humbur jetën.

Numri i viktimave nga një shpërthim në një seri tunelesh të lidhura qymyri në Kolumbinë qendrore ka arritur në 21, tha sot presidenti vendit Gustavo Petro, pasi përpjekjet e shkallës së gjerë për shpëtimin e 10 minatorëve të bllokuar nëntokë, fatkeqësisht dështuan.

“Megjithë përpjekjet e grupeve të shpëtimit, për fat të keq 21 njerëz kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të Sutatausa,” qyteza 74km në veri të kryeqytetit Bogota, tha Petro në një koment mëngjesin e sotëm.

“I gjithë solidariteti im është me familjet e viktimave,” shtonte presidenti.

Një ditë më herët guvernatori vendas Nicolas Garcia tha për mediat se të paktën 11 minatorë kishin vdekur në shpërthimin e të martës vonë, për arsye të akumulimit të gazeve dhe shpërthimit nga shkëndijat e punës.

Ai shtonte se zjarri ishte shpërndarë në tunelet e ndërlidhura të minierave, të cilat ishin kishin leje të ligjshme.

Nëntë minatorë kishin arritur të shpëtonin, por 10 u bllokuan në galeritë 700 deri 900 në metra nëntokë, tha dje Garcia për gazetarët.

Më shumë se 100 punonjës shpëtimi u përpoqën për lirimin e tyre.

“Falenderoj punonjësit e shpëtimit që punuan me trup e me shpirt gjatë këtyre dy ditëve në minierën e Sutatausa. Zemrat tona janë të thyera,” shkruante Garcia.

Në Kolumbi gjenden shumë miniera të hapura dhe nëntokësore floriri deh qymyri. Shpërthime të tilla kanë ndodhur dhe më parë, kryesisht në impjante ilegale të cilët neglizhojnë masa e nevojshme të sigurisë.

Në një incident të rëndë në 2010, 73 njerëz u vranë nga një shpërthim në veriperëndim të vendit.

Sot presidenti i Kolumbisë tha: “Çdo humbje jete në punë nk është vetëm një dështim i biznesit po dhe një dështim social e qeveritar”.

FOTO GALERI
1/3
Në Kolumbi gjenden shumë miniera të hapura apo nëntokësore floriri dhe qymyri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA