Simptomat e zakonshme të tumoreve të trurit përfshijnë dhimbje koke, konvulsione dhe të përziera. Por ka shenja të tjera më pak të njohura që mund të paralajmërojnë këtë sëmundje të rëndë.

Tumoret e trurit vrasin më shumë fëmijë dhe të rritur nën moshën 40 vjeç se çdo kancer tjetër, sipas shoqatës bamirëse të kërkimit të tumorit të trurit. MailOnline zbulon pesë shenja të çuditshme paralajmëruese të një tumori në tru.

Humbja e interesit për hobi

Humbja e papritur e interesit për hobin tuaj të preferuar mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një tumori në tru. Sipas The Brain Tumor Charity, një në tre persona me një tumor të trurit përjetojnë një ndryshim të personalitetit të një lloji.

Kjo mund të jetë në formën e humbjes së interesit për një hobi. Kur një tumor rritet në tru, ai mund të ushtrojë presion mbi qelizat e shëndetshme rreth tij. Nëse zhvillohet në lobin frontal, zona që kontrollon emocionet, personalitetin dhe sjelljen, mund të filloni të veproni në mënyrë të çuditshme.

Një tumor në gjëndrën e hipofizës gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime të personalitetit si depresioni dhe ankthi, thotë shoqata bamirëse Brain Tumor Research.

Dr Karen Noble, drejtore e politikave, kërkimit dhe inovacionit në Brain Tumor Research, është shprehur:  “Tumorët e trurit pranë gjëndrrës së hipofizës mund të shkaktojnë disa nga simptomat më befasuese, të tilla si ndryshime ekstreme në personalitet, peshë dhe madhësi fizike, ose vonesa në pubertet. Kjo është për shkak të tumorit që ndikon në nivelet e hormoneve që prodhon gjëndra.

Por është e rëndësishme t’i kapni këto simptoma herët.

Vetëm 40 për qind e pacientëve me kancer të trurit jetojnë më shumë se një vit pas diagnozës dhe vetëm 20 për qind mbijetojnë pesë vjet, sugjerojnë të dhënat.

Shpërthime ekstreme të rritjes

Tumoret që prekin gjëndrrën e hipofizës gjithashtu, në raste të rralla, mund të shkaktojnë rritje ekstreme tek të rriturit si dhe tek fëmijët. Disa tumore që prekin gjëndrrën e hipofizës prodhojnë hormone, sipas Cancer Research. Ky prodhim i hormoneve mund të shkaktojë rritje tek të rinjtë. Por këto rritje nuk janë vetëm tek fëmijët, ato mund të ndodhin edhe tek të rriturit.

Kjo rritje e pazakontë në madhësi mund të shkaktojë rritjen e duarve, këmbëve apo edhe nofullës së poshtme te të rriturit, thonë ekspertët.

Dr Noble tha: Zbulimi i hershëm dhe trajtimi mund të shmangë komplikimet më vonë. Megjithatë tumoret e trurit shpesh diagnostikohen gabimisht, gjë që mund ta vonojë këtë. Ka mbi 120 lloje të ndryshme të tumorit të trurit dhe simptomat janë të shumta dhe të ndryshme, në varësi të vendit ku ndodhet tumori në tru.

Harresa

Harrimi i kryerjes së detyrave të përditshme si mbyllja e derës dhe fikja e furrës shpesh shihen si shenja dalluese të Alzheimerit. Por harresa mund të jetë gjithashtu një shenjë e një tumori në tru.

Për shkak se shumë zona të trurit punojnë për të ruajtur dhe kujtuar lloje të ndryshme kujtimesh, është e vështirë të përcaktohet se si tumoret e ndryshme të trurit do të ndikojnë në kujtesën e njerëzve, sipas The Brain Tumor Charity. Organizata bamirëse shpjegon se harresa ka më shumë gjasa të përjetohet nëse tumori është në lobet frontale ose temporale të trurit, ku ruhen kujtimet.

Rreth një në dy njerëz përjetojnë vështirësi në kujtesë të shkaktuar nga një tumor i trurit, por kjo mund të shkaktohet edhe nga trajtimi i tij. Rënia e aftësisë mendore dhe konfuzioni janë gjithashtu simptoma të një tumori të trurit në këtë pjesë të trurit. Ekspertët paralajmërojnë se këto simptoma mund të vijnë dhe të ikin fillimisht përpara se të përkeqësohen.

Pamje e turbullt

Pamja e paqartë ose shikimi që vjen dhe shkon, edhe kur mbani syze, mund të jetë një shenjë e një tumori në tru. Nëse tumori i trurit ushtron presion mbi nervin optik, shikimi juaj mund të ndikohet në mënyrë drastike, thonë ekspertët.

Ju madje mund të vini re se mund të bëheni më të ngathët dhe të përplaseni me objekte të tjera, veçanërisht nëse e humbni shikimin nga cepat e syve. Vizioni i paqartë, format lundruese dhe vizioni i tunelit mund të jenë gjithashtu shenja të një tumori të trurit, sipas Cancer Research. Përveç shikimit të paqartë ose të dyfishtë, ju gjithashtu mund të përjetoni shikim të turbullt që shkaktohet nga kollitja, teshtitja apo edhe thjesht nga përkulja.

Megjithatë, këto simptoma të lidhura me sytë dhe shikimin, nëse shfaqen papritur, mund të shkaktohen gjithashtu nga një mpiksje gjaku ose meningjiti, kështu që shoqata bamirëse Brain Tumor Research rekomandon që të kërkoni urgjentisht këshilla mjekësore.

“Testet e rregullta të syve ndonjëherë mund të zbulojnë problemet e syve që tregojnë praninë e një tumori të trurit përpara se ndonjë simptomë të bëhet e dukshme”, u shpreh Dr Noble.

Dëgjimi i zërave

Zërat haluçinues dhe dëgjimi i tingujve të rastësishëm ndonjëherë mund të tregojnë një gjendje të shëndetit mendor. Por mund të jetë edhe një tumor i trurit. Halucinacionet dëgjimore, siç njihen, mund të shkaktohen nga tumoret e trurit që janë kancerogjene dhe beninje.

Këto halucinacione mund të ndodhin nëse tumori ndodhet në lobin temporal, pjesa e trurit që përpunon zërin, kupton gjuhën dhe kodon kujtesën. Mund të ndodhë gjithashtu nëse tumori shtypet kundër një nervi që dërgon sinjale nga veshi në tru. Një tumor këtu mund të shkaktojë gjithashtu vështirësi në dëgjim dhe të folur, sipas Cancer Research.

Dr Nobel tha: Në mënyrë shkatërruese, si dhe gjithë kjo pasiguri, ata që diagnostikohen me një tumor të trurit gjithashtu zakonisht përballen me një prognozë shumë të zymtë. Vetëm 12 për qind e pacientëve jetojnë më shumë se pesë vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA