Pilotët indianë pezullohen pasi pinë kafe në mes të udhëtimit, fotoja bëhet virale

16/03/2023 13:50

Një linjë ajrore private indiane ka pezulluar dy nga pilotët e saj pasi dyshohet se kanë pirë kafe dhe kanë ngrënë ëmbëlsira brenda kabinës së një avioni në mes të udhëtimit.

Incidenti doli në dritë pasi një foto e një filxhani të hapur të vendosur në panelin e kontrollit të një avioni SpiceJet u bë virale në fillim të kësaj jave. Incidenti i fundit thuhet se ndodhi në bordin e një fluturimi që fluturonte nga Delhi për në qytetin verilindor të Guwahati më 8 mars, ditën e festivalit hindu të Holit.

 

Fotoja shkaktoi zemërim, duke bërë që rregullatori i aviacionit të Indisë të lëshonte një paralajmërim për linjën ajrore.

“Masat e duhura disiplinore do të merren kundër tyre pas përfundimit të një hetimi,” tha një zëdhënës i linjës ajrore SpiceJet për gazetën The Times of India.

Rregullat e fluturimit indian lejojnë pilotët dhe ekuipazhin të kenë ushqim dhe pije brenda kabinës, por sipas udhëzimeve strikte. Për shembull, të gjitha gotat duhet të kenë kapak dhe të mbahen në një tabaka për të shmangur derdhjen.

Fotografia tregonte një filxhan kafeje të zbuluar, e cila kishte logon e linjës ajrore, të vendosur në mënyrë të rrezikshme në një levë të nisjes së avionit, ndërsa pilotët, të cilët nuk duken në foto, kishin në duar një ëmbëlsirë tradicionale në Holi.

“Edhe turbullira më e vogël dhe kafeja që mund të derdhet në elektronikë, ajo do të prishë sistemet. Ky është një akt kriminal,” tha eksperti i aviacionit Mohan Ranganathan, i cili raportohet se ndau i pari foton në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA