Përdornin kartat ID të të vdekurve/ Shërbimet sekrete greke zbulojnë rrjetin e agjentëve sekretë rusë

16/03/2023 18:05

Shërbimet sekrete greke kanë zbuluar një rrjet agjentesh të shërbimeve sekrete ruse.

Sipas njoftimit të Agjencisë Greke të Zbulimit, çdo gjë nisi pas tentativës së shërbimeve ruse për të thyer kodet e sistemit të gjendjes civile greke, dhe pikërisht sistemin e regjistrit të personave që kanë ndërruar jetë.

Të gjendur të përgatitur, agjentët grekë lejuan thyerjen e kodit duke iu dhënë akses të kontrolluar rusëve në sistem.

“Prej përpunimit të të dhënave, rezultoi se personat e pa autorizuar të një shteti tjetër, tentuan të përdorin metodën “iIlegas”, nëpërmjet të cilit instaluan në Greqi agjentë e tyre.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasja Maria T. e cila vitet e fundit deklarohej si shtetase greke që në vitin 2018 dhe kishte një dyqan fotografish, në të vërtetë ishte Irina A.S., e cila shërbente në Greqi nën mbulimin e shërbimeve të huaja.

Pas verifikimeve rezultoi se ka pasur tentativa për të krijuar një rrjet të tipit “illegas”,siç ka ndodh para disa vitesh në vende aleate.

Shërbimet greke penguan këtë tentativë dhe po çojnë para përgjegjësisë penale personat përgjegjës, thuhet në deklaratën e shërbimeve sekrete greke.

Burime policore thonë se Irena A.S. banonte në lagjen Pagrati të Athinës dhe është larguar në janar në Rusi, ndërsa bashkëshorti i saj, gjithashtu i dyshuar si agjent, është larguar drejtë Brazilit.

Policia po merr në pyetje persona të dyshuar se kanë lidhje me rrjetin e agjentëve rusë të zbuluar rishtazi.

Metoda “illegals” është zbuluar në vitin 2010 në SHBA, ku shërbimet sekrete zbuluan rrjet agjentësh rusë të cilët përdornin kartat e identitetit të personave të vdekur. Rrjeti agjenturor u shkatërruar prej CIA-s dhe agjentët rusë u dënuan prej drejtësisë amerikane, për t’u shkëmbyer në vazhdim me agjentë amerikanë ose evropiane të arrestuar në Rusi.

Top Channel