Partia rurale e fermerëve, fitore shokuese në zgjedhjet lokale në Holandë (fotot)

16/03/2023 17:08
Caroline van der Plas tha se 'votuesit kane folur'

Suksesi i partisë Lëvizja Fermere Qytetare ka shënuar një fitore surprizë në zgjedhjet e djeshme në Holandë, në një goditje serioze ndaj koalicionit katër-partiak të kryeministrit Mark Rutte.

Lëvizja e re populiste ka shfrytëzuar zemërimin e gjerë ndaj politikave të qeverisë për reduktimin e kafshëve dhe prodhimit bujqësor, teksa BBB ka dalë si fituese kryesore në zgjedhjet e provincave holandeze.

Suksesi i partisë BBB do të përcaktojë tashmë përbërien e Senatit të vendit duke vënë në dyshim aftësinë e qev, që sjell gjymtim të prodhimit bujqësor.

“Holanda ka treguar se është e lodhur me këto politika,” tha themeluesja e partisë BBB, Caroline van der Plas, për rrjetin vendas  NOS. “Kjo nuk ka ë bëjë vetëm me azotin, ka të bëjë me qytetarët, të cilët nuk shihen, nuk dëgjohen e nuk merren seriozisht nga qeveria.

Van der Plas, ish-gazetare bujqësore e cila ka themeluar lëvizjen BBB katër vjet më parë, tha e partia e saj është e gatshëm të flasë me këdo, teksa shtonte se lëvizja tashmë “nuk mund të injorohet më”. “Treni drejt Hagës vijon të ecë por ne do ta ndalojmë”, tha ajo.

Me vetëm 90% të votave të numëruara, BBB kishte siguruar 19% – sa për 15 anëtarë në Senatin e vendit me 75 vende.

Kjo e bën atë grupin më të madh në Senat, teksa kuoalicioni i kryeministrit Rutte pret një reduktim të vendeve në 24 nga 32 që kishte më parë.

Rutte, kryeministër që prej vitit 2010, përgëzoi Van der Plas por tha se kjo nuk kërcënon kabinetin.

Por gjithsesi kjo do të komplikojë pjeën tjetër të mandatit të kryeministrit që do të kërkojë të tjerë aleatë mbështetës të iokitikave të klimës si mbyllja e centraleve të qymyrit si dhe ndalimi i subvencioneve për industrinë e karburanteve fosile.

Partia e Rutte pritet ta ketë më të vështirë në 12 esemblet e provinciave, të cilat e akuzojnë se po vë në veprim panët e qevrisë për reduktimin e kafshëve.

Holanda është prodhuesi dytë më i madh në botë i prodhimeve bujqësore.

Zyrtarët holandezë nën presionin e BE po përpiqen të zbusin emetimet e azotit, në një politikë që ka ndaluar disa projekte ndërtimi megjithë krizën e të pastrehëve, teksa për ndërtimet e reja nevojiten dokumentee të emetimeve.

 

Patia fituese BBB, ka dhe mbështetjen e të djathtës dhe partive populiste ndërkombëtare që thonë se rreziku ambjental është ekzagjeruar dhe se të ardhurat e njerëzve po sakrifikohen për “tranzicionin e gjelbër”.

FOTO GALERI
1/3
“Holanda ka treguar se është e lodhur me këto politika,” tha themeluesja e partisë BBB, Caroline van der Plas

Top Channel