Janë publikuar së fundmi gjatë gjyqit të çështjes pamje nga momentet dramatike kur boksierit të njohur britanik Amir Khan i grabisin me armë orën e dorës me vlerë 72,000 paundë.
Sportisti 36 vjeçar tha se kishte mbetur i tmeruar kur burri i maskuar vrapoi drejt tij me armë dhe i kërkoi “të heqë orën”.
Khan ishte për darkë me gruan e tij Faryal, 31 vjece, dhe mikun e tyre Omar Khalid në një restorant në Leyton, në lindje të Londrës, ku ndodhi grabitja.
Ahmed Bana, Nurul Amin e Ismail Mohammed, të tre 25 vjeçarë, mohojnë bashkëpunimin në grabitje, kurse 21 vjeçari Dante Campbell, pranoi se ishte grabitësi i armatosur.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë boksierin që del nga restoranti dhe më pas kalon rrugën për të shkuar te makina e tij që drejtohej nga Omar kur dy sulmues dalin nga një Mercedes sportiv.
Më pas një person me kapuç vrapon drejt Khan dhe ngre krahun duke i drejtuar pistoletën, teksa boksieri heq orën dhe ia jep.
Khan tha më herët në gjykatë se ishte shtangur nga pamja e grykës së pistoletës.
Ai komentonte: “Unë jam sportist, luftoj, kam qenë në situata të vështira fizike, por kjo ishte diçka krejt ndryshe, u frikësova shumë”.
“Kur ai më vuri pistoletën në fytyrë, megjithëse ishte i maskuar unë nuk e shikoja, sepse nuk doja që të tërhiqte këmbëzën”.
“Në fillim nuk e doja çfarë donte, por më pas tha ‘hiqe orën’, dhe unë e hoqa menjëherë e ia dhashë.
Khan tregonte sesi gruaja e tij Faryal mbeti duke “qarë e ulëritur” pas incidentit.
Bana nga Tottenham, Amin, nga Finsbury Park, e Mohammed, nga Edmonton, të gjithë nga Londra, mohojnë bashkëpunimin në grabitje.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel