Humb jetën punonjësi i ndriçimit në Shkodër, ra në kontakt me rrymën elektrike

16/03/2023 11:04

Një punonjës i sektorit të ndriçimit në Shkodër ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë në konktakt me rrymën elektrike.

Shpë tim Dekovi, 54 vjeç, me profesion elektricist, ka qenë duke punuar në një ndriçues në unazën e qytetit, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Pavarësisht ndihmës se dhënë nga banorët e zonës dhe ambulanca, 54-vjeçari ka humbur jetën. Dekovi rezulton të jetë punonjës i sektorit të ndriçimit në Bashkinë Shkodër por në ato momente, sipas informacioneve nga bashkia, elektricisti ka qenë duke punuar privatisht, jashtë detyrës së tij pasi në atë zonë nuk ka patur një plan pune nga institucioni.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe banorët e zonës për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA