Autoritetet në shtetin meksikan të Zacatecas thonë se fundmi se kanë identifikuar një numër në rritje të grave të përfshira në aktivitetin e karteleve të drogës pas publikimit të pamjeve të atyre që dukeshin si ‘vrasëse ferma të bandave’.
Vrasëset e karteleve duket se janë një fenomen i ri i krimit të organizuar në rajon, sipas një raportimi të televizionit vendas Milenio TV, ku shiheshin gra të maskuara, të armatosura e të veshura me rroba ushtarake, mes anëtarëve të tjerë te karteleve.
“Ky është një fenomen që nuk është regjistruar më parë. Gratë po regjistrohen në pamje, në role vrasësesh të karteleve, apo dhe drejtuese të grupeve,” thotë gazetari.
Rezidentët e qytezës së Loreto kishin filmuar dy operative femra që vidhnin motoçikleta të hënën e 13 marsit, ndërsa të tjera vepronin si roje të një anëtari të lartë mashkull të kartelit që rrinte në karrocerinë e një kamionçine.
Sipas Milenio TV, anëtarët e kartelit kishin tentuar të sulmonin një karvan të policisë që shoqëronte funeralin e një polici të vrarë të premten.
Zyrtarët thanë se nuk kanë shifra të grave që janë të përfshira në aktivitetin e karteleve në shtetin Zacatecas, por insistonin se numri i tyre ka ardhur në rritje.
Shteti meksikan i Zacatecas është një nga disa rajone ku veprojnë bandat e fuqishme kriminale të Kartelit Sinaloa Cartel dhe Jalisco Nueva Generacion, të cilat luftojnë për kontrollin e territoreve.
Top Channel