Një ndërtesë e përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) në qytetin jugor të Rostovit është djegur.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë flakë të madha që kanë përfshirë pjesë të ndërtesës, dhe tymi i shpërndarë në të gjithë qytetin.

Banorët vendas thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë para zjarrit.

Mediat ruse kanë raportuar se ndërtesa i përkiste seksionit rajonal të patrullimit kufitar të FSB-së.

FSB është shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë dhe është përgjegjës për kundërzbulimin, sigurinë kufitare dhe kundër terrorizmit.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendin ngjarjes ku po tentojnë të shuajnë ndërtesën nga flakët.

Top Channel