
25/02 09:55
Wilfried Gnonto është objektivi më i ri i Juventusit. Sulmuesi i blerë nga Leeds United te Zurich për 4.5 milionë euro, është kthyer në një element të rëndësishëm edhe për Italinë.
Ndaj edhe kanë nisur edhe ofertat e para. Mediat italiane kanë zbuluar edhe planin e bardhezinjve për ta marrë 19-vjeçarin e talentuar.
Juventusi synon të përfshijë në marrëveshje mesfushorin Weston Mckennie, i cili është i huazuar te Leeds United.
Italianët ofrojnë kartonin e amerikanit për Gnonto dhe nëse ekipi anglez qëndron në Premier League kjo marrëveshje mund të arrihet. Në të kundërt “karta” Mckennie nuk vlen më.
Top Channel