“Keqardhje, ishim më lart sesa Interi”, zhgënjim i madh te Porto

15/03/2023 10:07

Aventura e Portos në Champions League përfundoi me një barazim 0-0 në “Dragao”, rezultat i pamjaftueshëm për t’ia dalë ndaj Interit.

Zikaltrit e Simone Inzaghit siguruan një biletë në çerekfinale falë golit të Romelu Lukakut në takimin e parë.

Trajneri i “Dragonjve të Oportos”, Sergio Conceiçao ndihet keq për eliminimin. Ai theksoi në prononcimin pas ndeshjes se djemtë e tij dominuan në të dy takimet dhe meritonin kalimin më tej.

Ne jemi shumë herë më të fortë sesa Interi. Ata kanë luajtur më mirë se ne vetëm kur ishin 11 ndaj 10”, u shpreh portugezi, duke iu referuar takimit në “San Siro”.

Porto luajti prej minutës së 78’ me një lojtar më pak, ndërkohë që në sfidën e kthimit e mbylli sërish me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Pepes.

Keqardhja është e madhe dhe 48-vjeçari e ka të vështirë ta pranojë eliminimin. “E meritonim një gol në minutat e fundit, ndeshja do të shkonte në shtesa.

“Sa keq, goditëm shtyllën, më pas traversën. Në fund erdhi edhe pritja e Onanës. Ishim superiorë në të dy takimet ndaj Interit, meritonim të paktën shtesat”, u shpreh Conceiçao.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA