Vdekja e mistershme e vajzës keniane Xhoi Aoko ngre dyshime për personazhe me lidhje të rëndësishme emrat e të cilëve janë mbajtur të fshehtë.

Nëna e saj, zbulon për “Inside Story, një shoqëri të dyshimtë të vajzës me një biznesmen të fuqishëm shqiptar, një burrë në moshë të mesme. Xhoi ishte takuar me perosnin në fjalë të paktën dy herë në prani të shoqes tjetër Xhoi Brenda.

Personi i kishte kërkuar lidhje intime, por vajza nuk kishte pranuar sepse ai ishte burrë i martuar. Askush nuk di të thotë emrin e personit në fjalë. Në rrëfimin e saj, zonja Ruth Abongo, fokusohet kryesisht tek ish kolegu i vajzës, pra, shoferi i kazinosë për të cilin thotë se bënte skena të ndryshme.

Shoferi Barçi në dëshminë e tij në polici ka thënë se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre romantike. Nëna e Joyt ka dëshmuar se Barçi e ka patur çelsin e banesës së Xhoit. Sipas saj, i riu kishte vazhduar ta kërkonte vajzën përmes shoqes së saj Xhoi Brenda. Ata ishin takuar dhe ajo i kishte shpjeguar se në Kenia nuk i ndjekin vajzat në këtë mënyrë.

“Për akuzën e vrasjes ka pasur reagime të forta nga familjarët që bazohen mbi dëshmitë e shoqjes së Joyt. Nuk janë gjetur prova bindëse për të dyshuarin”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

“Kam komunikuar me Joyn dhe më thoshte se ky njeri është thjesht I sëmurë. Asnjë tjetër nuk kishtë marrëdhënie të tillë me Xhoin. Ai donte të kishte marrëdhënie me Joyn, por ajo e kishte refuzuar. Ai nuk e kuptonte, prandaj mendoj se ai nuk ishte në rregull. Ai duhet ta pranonte zgjedhjen e Xhoit.”u shpreh Ruth Abongo, mamaja e Xhoit.

Nëna e Joyt ka zbuluar gjithashtu se vajza tjetër e saj që jeotn në Kenia, i ka dërguar mesazh Emily duke i thënë “pse ma vrave motrën, ajo të donte ty”.

Emily ka mohuar çdo akuzë. Ajo ka sqaruar për motrën e Xhoit se shoferi e ka shoqëruar në Durrës dhe i ka kërkuar çelësat e apartamentit për ti bërë një surprise. Më tej, i ka thënë se mendonte që shoferi dhe Xhoi ishin të lidhur.

Por, ndryshe ka deklaruar para policisë duke dhënë deklaratë kontradiktore. Emily ka thënë në fakt, se shoferi ia ka marrë fshehurazi celsin e dhomës.
Inside Story u përpoq të kontaktonte me Emily-n dhe mikeshën tjetër të saj Xhoi Brenda. Emily nuk i është përgjigjur asnjëherë kërkesës sonë edhe pse duket që i ka marrë mesazhet tona.

Nëna Ruth dyshon se Emilyn dhe mikeshat e tjera të Xhoit i kanë instruktuar për çfarë duhet të flasin. Sipas saj, Emily i ka thënë se është detyruar nga një prej menaxherëve të kompanisë për të mos folur. Jo vetëm ajo por të gjithë punonjësit, sepse çështja po bëhej e madhe.

“Emily pasi u ngrit nga gjumi dhe u shqetësua për Xhoin telefonon shoferin. Pse këtë shofer? Ajo e dinte që Joy hapej me mua.Pse nuk më telefonoi mua, por shoferin? Telefoni dhe lap topi i Xhoit deri në 14 gusht ishin në Shtëpi. Kush i përdori? Komunikimet e Joyt ishin të kyçura në lap top deri në orën 4 pasdite ët daës 14 gusht 2022. Emily ishte e vemja në shtëpi. Çfarë ka bërë”,  u shpreh Ruth Abongo, mamaja e Xhoit.

Top Channel