Nëna e Xhoit zbulon se Emily shkon të jetojë me Xhoin te Flauer rezidencë vetëm 5 ditë përpara se ngjarja të ndodhte.

Çuditërisht, menjëherë pas incidentit, Emily kthehet te banesa e parë në zonën e Ali Demit dhe nuk vjen më tek Flouer Residence.

Veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, do ti kryente më 15 gusht 2022. Dy ditë pas ngjarjes. Kohë kur edhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës. Policia nuk e raportoi ngjarjen. Ajo u bë publike pas 3 muajsh.

“Jemi në Shqipëri. Fërkohen dy makina, del çarçaf deklaratë, ka vdekur një njeri informacioni i hermetizuar. Gjërat që mbahen në terr, krijojnë probleme” u shpreh eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi

Nëna e Joyt gjatë dëshmisë së saj ka treguar se Xhoi kur nuk ishte në punë, dilte me shoqërinë. Katër ditë para ngjarjes ajo ishte në Durrës me mikun e saj Rodi Barci.

I cili ishte edhe një nga shoferët e kazinosë ku Xhoi punonte. Ato ditë kishte qenë edhe në Jug të vendit, ku mendohet se dikush kishte abuzuar seksualisht me të.

Xhoi ishte shumë aktive në rrjetet sociale. Edhe udhëtimin në Durrës ajo e kishte publikuar në Tik Tok.
Në këtë ngjarje të mbushur me mister ata që pretendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen janë Emily Mutua, Xhoi Brenda që është shoqja e ngushtë e Joit, Rodi Barçi shoferi dhe një personazh tjetër, biznesmen në moshë të mesme i paidentifikuar publikisht deri më tani.

“Shoferi në Durrës nuk ishte treguar i mirë me të. I kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë protektiv dhe ekspresiv sikur të ishin në një marrëdhënie. Xhoi i kishte thënë pse sillesh në këtë mënyrë sikur të ishe i dashuri im? Ai i kishte thënë që unë dua të jem. Por Xhoi nuk kishte pranuar. Më parë shoferi i kishte kërkuar Xhoit marrëdhënie romantike, por ajo kishte refuzuar. Ai e kishte ndjekur për dy javë. Kur Xhoi e kishte vënë re i kërkoi të përgjigjej pse po vepronte në këtë mënyrë. Do të të raportoj në kompani I kishte thënë. Më pas shoferi i tha nuk të shqetësoj më. Mos ki merak. Mos më raporto thjesht doja të dija pse më refuzon dhe po të ndiqja për të kuptuar nëse po të pengon dikush.” u shpreh mamaja e Xhoit, Ruth Abongo.

Nëna e Xhoit në lotë shpjegon gjatë intervistës me Inside Story se shoferi e përndiqte Xhoin prej javësh. Këmbëngulja e tij për të pasur një raport intim me të bijën, ka ngritur dyshime të fort ate nëna.

“Ai e përndiqte. Mbante një kapele dhe përndite Xhoin nga mbrapa me duar në xhepa. Ai fshihej se nuk donte që Xhoi ta kuptonte. Ajo i tha se nuk dua të kem marrëdhënie dashurie me ty se kam dikë tjetër” u shpreh Ruth Abongo, mamaja e Xhoit.

Top Channel