“Resortet luksoze motori i ekonomisë, kemi qenë mysybet”, Rama: Kam tërhequr betejën më të rëndësishme, duke i hapur rrugën reformës në drejtësi
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit.
Top Channel